Tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter është ndjerë fuqishëm edhe në Turqi, teksa banorët i ka zënë në gjumë, rreth orës 2 të mesnatës

Ndërsa Greqia nuk raportoi lëndime në njerëz, në Turqi bilanci është tragjik.

Një 14 vjeçare raporton ‘Sabah’ ka humbur jetën si pasoje e një sulmi paniku gjatë tërmetit, ndërsa 69 persona kanë mbetur të plagosur, pasi janë hedhur nga lartësia për shkak të frikës.

“Gjatë tërmetit në Fethiye, vajza jonë 14-vjeçare Afranur Günlü u dërgua në spital për shkak të një ataku paniku, por për fat të keq humbi jetën pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve. Në Muğla dhe rrethet e saj, 14 nga 69 qytetarët tanë që u hodhën nga lartësitë për shkak të panikut u trajtuan në spital. U uroj shëndet qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajt vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Top Channel