Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostradë (NHTSA) tha se po dërgon Ekipin Special të Hetimit (SCI) për të hetuar çështjen.

Në një postim në Twitter, policia e Miçiganit tha se një makinë patrullimi e parkuar u godit herët në mëngjes të mërkurën ndërsa po hetonte një aksident trafiku midis një makine dhe një dreri afër Lansing, në Interstate 96.

Kompania, e cila ka kohë që është kritikuar për defektet në sistemin e saj të përparuar të ndihmës së shoferit pas shumë aksidenteve, tashmë po i nënshtrohet një hetimi nga NHTSA për një aksident të 11 marsit në Detroit që përfshin një ”Tesla” dhe një makine që la një pasagjer në gjendje kritike. /os/