Në kuadër të këtij muaji të veçantë, Biblioteka Publike “Qemal Baholli” mirëpriti sot nxënësit e klasës së 5-të të Shkollës “Ptoleme Xhuvani”, të shoqëruar nga mësuesja e tyre, znj. Ariana Ferhati.
Gjatë vizitës, fëmijët patën mundësinë të eksplorojnë ambientet e bibliotekës, të njihen me botën e pasur të librave dhe të mësojnë mënyrat se si mund të bëhen lexues të rregullt. Aktiviteti përfshiu tregime, shpjegime mbi përdorimin e bibliotekës dhe diskutime rreth librave të tyre të preferuar, duke nxitur kështu kureshtjen dhe dashurinë për leximin.
Vizita ishte një përvojë e mbushur me buzëqeshje, kureshtje dhe momente të veçanta, ku fëmijët patën mundësinë të shijonin magjinë e librave dhe të kuptonin rëndësinë e tyre në jetën e përditshme.
Një ditë e veçantë që mbështet zhvillimin e lexuesve të rinj dhe promovon kulturën e librit midis fëmijëve! Edlira Xherri




























