PRISHTINE, 20 qershor/ATSH/- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Shqipëria e Kosovës kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit.

Thaçi ka pritur në një takim ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kryebashkiakët e Lezhës dhe të Vlorës, Pjerin Ndreu e Dritan Leli si dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Minxhozi ku diskutuan për turizmin në Kosovë e Shqipëri.

“Të dyja vendet tona kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit. Kosova me turizmin dimëror dhe Shqipëria me atë veror, me një koordinim më të mirë ndërshtetëror, mund të bëhen shumë më atraktive dhe të tërheqin më tepër turistë të huaj”, shprehet Thaçi.