Një tjetër incident detar ka ndodhur gjatë natës në Adriatik. Një peshkarexhë dhe një velierë e vogël me flamur anglez janë përplasur në det të hapur.

Një tjetër incident detar ka ndodhur gjatë natës në Adriatik. Një peshkarexhë dhe një velierë e vogël me flamur anglez janë përplasur në det të hapur.

ADVERTISING

Forcat e rojes bregdetare kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi në det të hapur, por veliera me çift anglez në bord është tërhequr nga vetë anija e peshkimit. Mësohet se as peshkatarët dhe as dy shtetasit anglezë, një çift, që ndodheshin në bordin e velierës “Moon Child” nuk kanë pësuar dëmtime përveç tronditjes nga përplasja.
Paraprakisht deklarohet se ngjarja ka ndodhur rreth 15 milje larg bregut. Veliera është përplasur në pjesën e bashit me peshkarexhën që kishte dalë për gjueti në det. Për pasojë kanë pësuar dëme të dyja mjetet. Velierës i është këputur dhe direku. Në pritje të ndihmës, peshkarexha “Perëndesha” me 5 anëtarë në bord e ka tërhequr velierën drejt portit të Durrësit ku pritet të qartësohen edhe detajet e këtij aksidenti detar në një hapësirë ujore ku trafiku nuk është i rënduar.

Brenda më pak se 24 orëve ky është incidenti i dytë detar. Një ditë më parë si rezultat i përplasjes nga trageti i linjës Durrës-Bari u mbyt anija e peshkimit “Elton I”, ndërsa policia kufitare shpëtoi nga mbytja ekuipazhin e saj që arriti të përdorë mjetin e shpëtimit që kishin në anije, pak çaste para fundosjes së peshkarexhës.tch