ATSH/ – Xhudistja Distria Krasniqi fitoi sot medaljen e artë, pas fitores kundër japonezes, Funa Tonaki, sipas KosovaPress.

Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Lojërat Olimpike, pas asaj të Majlinda Kelmendit, e cila e fitoi atë në Lojërat Olimpike të Rios de Zhaneiros, në vitin 2016.

Nesër na garë do të jenë edhe Majlinda Kelmendi, Drilon Ibrahimi dhe Eda Zeqiri.