Zverev fitoi finalen me rezultatin 6-3 dhe 6-1.
Tenisti i pestë në radhitjen botërore fitoi medaljen e tij të parë olimpike me këtë fitore.
Zverev, 24 vjeç, më parë eliminoi tenistin numër një Novak Gjokoviç me rezultatin 1-6, 6-3 dhe 6-1 dhe përfundoi ëndrrat e tij për “Golden Slam” në gjysmëfinale më 30 korrik.
Zverev nuk ka fituar ende ndonjë trofe Grand Slam, por arriti në finalen e tij të vetme në US Open 2020, ku humbi ndaj austriakut Dominic Thiem./ a.jor.