Në prezantimin e saj, Topalli tha se Adela Kryeziu, mbesa e dëshmorit të demokracisë Nazmi Kryeziu bashkëthemeluese e Lëvizjes për ndryshim. Ka kryer studimet e Larta në” Universitetin e Mjekësisë”.
Po ashtu, Nora Deda, Pedagoge ne Universitetin Luigj Gurakuqi Shkodër. Visar Zhabjaku Diplomuar në Universitetin “Luigj Gurakuqi “- Shkodër në degën Histori-Gjeografi.
Melisa Braci, mbesa e Martin Camajt ka lindur në Shkodër dhe aktualisht ndjek studimet magjistrale në Universitetin e Torinos për “ Shkenca Ndërkombëtare”.
Orjon Rroji lindi në qytetin e Shkodrës, në një familje të vjetër dhe me vlera të larta kulturore, patriotike dhe intelektuale Shkodrane.
Gjovalin Nik Kastrati , ka lindur ne Bajzë. Rrjedh nga një familje e persekutuar ,një nga themeluesit e Partisë Demokratike te Malësisë së Madhe.
Teuta Mezini- Hoti C F O Diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tiranës Dega Financë Kontabilitet ne vitin 1989.
Nest Zefi, është diplomuar në fakultetin e drejtësisë të Universitetit të Shkodrës dhe në Universitetin e Padova-s, Itali, për Shkenca Politike.
Alfred Alia, Lindur ne 1987 në Fushë -Arrës, Pukë, Arsim të lartë në Ekonomi dhe Menaxhim ne Universitetin e Bolognas (selinë e Riminit).
Elsa Sherri, ka kryer studimet bachelor dhe master për infermieri,punon në biznes përfaqësuese e firmave farmaceutike brenda dhe jashtë vendit.
Kandidatet e qarkut Elbasan: Evald Serreqi është një nga bashkëthemeluesit e Lëvizjes për Ndryshim. Evaldi studimet e larta në nivel Master Shkencor i ka kryer pranë Universitetit Politeknik Tiranë, për Inxhinieri Informatike.
Erion Curra studimet e larta në nivelin Bachelor i ka kryer pranë Universitetit “Cesare Alfieri” në Firenze në degën “Media dhe Gazetari” .
Valentina Halili lindur dhe rritur fshatin Rrajce Bashkia Perrenjas. Klevis Sota. Ka kryer studimet e larta prane Albanian University dega Stomatologji ne periudhen 2009 2015.



























