Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Tenesi në SHBA.
Trupi i pajetë i një fëmije u gjet i lidhur në sediljen e makinës brenda shtëpisë,pasi kishte vdekur nga uria dhe dehidratimi. Sipas autopsisë së mjeko-ligjorëve, nëna e tij kishte ndërruar jetë më parë nga mbidoza. Vdekja e tyre e matur në kohë ende nuk është përcaktuar
Tiffany Spears, 32 vjeçe dhe djali i saj 15-muajsh, Nicholas Crowder, u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së tyre në veri-lindje të Nashville, Tenesi.
Një oficer inspektoi shtëpinë dhe konstatoi që dera ishte e mbyllur. Kur pa në dritare vuri re vajzën 3 vjeçe dhe Spears në tokë pa lëvizur. Ai njoftoi kolegët për më shumë hetime.
Pasi policia arriti në vendin e ngjarjes pa që Spears ishte shtrirë në tualet dhe nuk kishte asnjë shenjë dhune. Rreth saj kishte drogë, ndërsa djali i pajetë u gjet në sedijen e makinës.
























