Një tjetër tragjedi e lidhur me sfidat e rrezikshme të mediave sociale ka tronditur botën, pasi një djalë 11-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e thithjes së deodorantit spraj, ndërsa përpiqej të imitonte kryente një sfidë të njohur si “kromimi”.

Freddie, një djalë nga Britania, u gjet i vdekur nga nëna e tij, Roseanne Marie Thompson, në dhomën e tij. Shërbimet e urgjencës arritën në vendngjarje pas alarmit të saj, por nuk mundën të bëjnë asgjë për të shpëtuar jetën e tij.

“Kromimi” është një praktikë e re që ka fituar popullaritet në mediat sociale, kryesisht në TikTok, ku të rinjtë thithin avujt e kimikëve nga deodorantët në spraj për të përjetuar një gjendje të ndryshuar mendore. Kjo mund të shkaktojë efekte të rrezikshme për shëndetin, përfshirë arrest kardiak, mbytje dhe dëmtime të rënda të trurit, edhe pas një ekspozimi të shkurtër.

Nëna e Freddie-t kishte qenë tashmë e vetëdijshme për këtë trend dhe kishte ndaluar blerjen e deodorantëve spraj për të birin. Megjithatë, ajo nuk e dinte që Freddie ishte ekspozuar ndaj tij përmes një shoku, duke ndjekur një sfidë të tillë të rrezikshme.

Në ditën e tragjedisë, Freddie kishte treguar një sjellje të pazakontë.  Ndërsa përpjekjet për ta ringjallur atë nuk kishin sukses, era e veçantë në dhomë dhe shishja e deodorantit të rënë nga pizhamet e Freddie-t e bëri të qartë shkakun e vdekjes së tij.

Një hetim është duke u zhvilluar për të zbuluar se ku e kishte marrë Freddie deodorantin dhe se si kishte ardhur në kontakt me sfidën e “kromimit”. Disa dëshmi sugjerojnë se një mik mund ta ketë prezantuar atë me këtë trend të rrezikshëm.

Top Channel