Bashkia e Elbasanit nuk i ka ndalur investimet në infrastrukturë. Investimi në lagjen “28 Nëntori ” është pjesë e një transformimi të ri urban, ku përvec rikonstruksionit të rrugëve kryesore, është bërë edhe rehabilitimi i shesheve të pallateve duke u shndërruar në hapësira të gjelbra e pushimi për banorët e saj.

Ky shndërrim është i dukshëm dhe vetë qytetarët shprehen për Televizionin Skampa se është bërë një punë e shkëlqyer, ndërsa vënë theksin se Elbasani jo vetëm në këtë lagje por me invenstimet e kryera ka ndryshuar i gjithë qyteti.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. ashtu sic premtoi e ka impelemtuar vizionin e tij ambizioz për qytetin dhe për zgjidhjen e infrastrukturës rrugore problematike.

Aktualisht puna e bashkise se Elbasanit është përqendruar në Lagjen “Partizani, në rrugën “Borodin Mitarja”, investim i cili do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve drejt varrezave publike të qytetit, por edhe do të lehtësojë unazën jugore të Elbasanit.

Edlira XHERRI