/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se përgjatë periudhës janar–tetor të këtij viti janë ofruar 2,187,219 shërbime ose 28% më shumë se në vitin 2019 për qytetarët apo subjekte.

“Të përkthyera në orë llogariten 1,243/orë, ose çdo 2.9 sekonda u shërbye 1 qytetar/subjekt”, bën të ditur DPSHTRR.

Sipas raportit statistikor, të ardhurat nga shërbimet shënuan rritje me 47%, krahasuar me 2019.

DPSHTRR po ashtu informoi se janë 245,464 shërbime risi këtë 10-mujor, ose 275% më shumë. Nga shërbimet risi të ardhurat u rritën me 273%.