Rreth 180 tifozë të Napolit u arrestuan në mbrëmjen e së hënës në qendër të Eindhoven ku do të luhet ndeshja mes PSV dhe kampionëve të Italisë në Ligën e Kampioneve.

Autoritetet e qytetit që ndodhet në jug të Holandës, bëjnë të ditur se personat e arrestuar shkaktuan trazira me sjelljen e tyre. Po kështu burime të medias holandeze theksojnë se policia ka ndaluar edhe 4 tifozë të PSV Eindhoven në zona të tjera të qytetit për të njëjtin motiv.

Grupi i tifozëve italianë u shoqërua ne stacionin e policisë të Mathildelaan me 3 autobusë. Sfida mes PSV Eindhoven ishte cilësuar si një ndeshje me rrezik të lartë për shkak të binjakëzimit të tifozëve  holandezë me ata të Interit dhe Botev Plovdic, ndërsa tifozeria e Napolit është binjakëzuar me ara të Feyenoord dhe Lokomotiv  Plovdiv.

Top Channel