Tre shqiptarë u arrestuan në kufi nga policia greke pasi u kapën duke mbledhur bimë medicinale. Ndërsa u gjobitë pasi shkelën rregullat e karantinës së COVID-19 në Greqi.
Sipas policisë helene, të arrestuarit janë të moshës 28, 29 dhe 33 vjeç dhe u kapën duke transportuar 6 thashë me 94 kg bimë të egra medicinale.
Ndërsa për shkeljen e rregullave të autoriteteve greke për masat anti covid, shqiptarët u gjobitën me nga 5 mijë euro.
Policia greke përgjatë kufirit me Shqipërinë vazhdimisht bën patrulla, duke vëzhguar shqiptarët të cilët mbledhin këto bimë për përdorim farmaceutik apo kozmetik.
/Ora News.tv/