/ATSH/ Vetëm në muajin korrik, në Shqipëri kanë hyrë 1.158.962 shtetas të huaj, një shifër kjo që krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është rritur me 3 herë.

INSTAT bëri të ditur se në total, në muajin korrik janë 1.646.963 shtetas shqiptarë e të huaj që kanë hyrë në Shqipëri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues rezulton me një rritje 2,5 herë.

Ndërkohë daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit korrik janë 1.459.462, duke shënuar një rritje me 2,7 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

475.896 shtetas shqiptarë dolën nga territori i Shqipërisë gjatë muajit korrik, shifër kjo që krahasuar me korrik 2020 është rritur me 1,9 herë.

Ndërsa daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit korrik janë 983.566. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky numër është rritur me 3,3 herë.

/m.m/j.p/