Një lokal në ndërtim e sipër, është shpërthyer me tritol pak minuta pas mesnate.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 00.10 minuta dhe në lokali të cilit i është vënë tritol është në pronësi të shtetasit Liman Gjoka, 56 vjeç.
“Më datë 11.12.2020, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “, Shengjin,Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,56 vjeç,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.newsbomb