ATSH-AFP/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump insistoi për një rikthim në normalitet, duke kërkuar edhe zhvillimin e një samiti të G7-s, ndërkohë që kontinenti amerikan po përballet çdo ditë me bilance të larta të të vdekurve si pasojë e koronavirusit, veçanërisht në Brazil dhe në Peru.

Miliarderi republikan, shumë i kritikuar për menaxhimin e tij të krizës shëndetësore në SHBA dhe që dëshiron me çdo kusht të rihapë ekonominë e vendit të tij disa muaj nga zgjedhjet presidenciale, sugjeroi të mërkurën mbajtjen në qershor të një samiti të G7-s në Camp David, në veri të Uashingtonit, në vend të takimit të planifikuar videokonferencë.

“Do të ishte, një simbol i shkëlqyeshëm për të gjithë. Normalizim!”,  shkroi ai në një mesazh në rrjetin social Twitter.

Kjo shkaktoi reagime të kujdesshme nga disa drejtues të G7-s në këtë fazë, duke pezulluar pozicionet e tyre në të ardhmen, veçanërisht për kushtet shëndetësore dhe rekomandimet e ekspertëve.

Optimizmi i amerikanëve bie ndesh me situatën në vendin e tij, më i prekuri në botë për nga numri i të infektuarve, 1,55 milionë raste.

Universiteti Johns Hopkins njoftoi më shumë se 1 500 të vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total në 93 400 viktima, përfshirë gati një të tretën vetëm në Nju Jork./ /ec/ a.jor.