Dera e Albin Kurtit mbeti e mbyllur për Edi Ramën duke shënuar rastin e parë të mos mikpritjes të një kryeministri nga Tirana, nga një kryeministër i Prishtinës.

Por presidentja Vjosa Osmani e cila për shumë çështje është treguar më fleksibël dhe më afër qëndrimeve të Perëndimit, nuk ia mbylli derën Edi Ramës. Presidenca e Kosovës bëri këtë koment për takimin.

“Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për t`i adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni së bashku me partnerët euroatlantikë. Në raport me situatën e sigurisë në veri, Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Sa i përket Samitit të Procesit të Berlinit, u bisedua për domosdoshmërinë e hyrjes në fuqi të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë proces, e sidomos asaj që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, si dhe për mundësinë e rritjes së projekteve dhe fondeve përfituese për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.”
Tch