TIRANË, 3 maj /ATSH – I. Vata/ Laguna e Vainit në Lezhë po vizitohet nga turistë të huaj ditët e fundit.
Në fundjavë Laguna e Vainit u vizitua nga turistë nga Franca dhe Gjermania, sot ishin turistët anglez që zgjodhën për ta vizituar lagunën.
Lajmi bëhet i ditur nga Administrata e Zonave te Mbrojtura Lezhë, e cila ka shoqëruar turistët anglez për të vizituar lagunën.
“Sot shoqëruam në lagunën e Vainit turistë nga Anglia të cilët shijuan bukuritë që ofron laguna”, thuhet në njoftim.
Laguna e Laguna e Kune-Vainit është një vend tërheqës për turistë vendas dhe kryesisht të huaj.
Jo vetëm bukuritë e natyrë por dhe diversiteti i florës dhe faunës e bënë atë mjaftë interesante. Laguna e Kune-Vainit është rreth 8 kilometra larg qytetit të Lezhës dhe shumë pranë atij të Shëngjinit.
Dallohet për larmi të madhe të botës së gjallë rreth 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh, disa lloje peshqish si qefull, levrek, koca, ngjala. Veçanërisht e pasur është bota e shpendëve (196 lloje migratore dhe të përhershëm).
Laguna e Kune-Vainit në Tale të Lezhës është zona e parë e mbrojtur në vend, e shpallur si e tillë gati 8 dekada më parë.



























