STAMBOLL, 3 qershor /ATSH-ANSA/ – Kompania ajrore ”Turkish Airlines” do të rifillojë fluturimet e saj ndërkombëtare nga 18 qershori.
Këto fluturime ishin ndërprerë që nga data 28 mars nga emergjencat e infeksionit COVID-19.
Fluturimet e para do të kryhen në 16 qytete, gjashtë prej të cilave janë vende europiane, Gjermania, Zvicra, Austria, Holanda, Danimarka dhe Suedia.
Të hënën e kaluar kompania turke bëri fluturimin e parë vendas nga Stambolli për në Ankara, ndërsa nga nesër rifillojnë disa linja të brendshme.
ATSH