Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste dy persona duke i përplasur me makinë.
Ngjarja e cila ndodhi më 01.05.2023 në fshatin Sheqishte, u raportua fillimisht si aksident rrugor. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasit E. Sh. dhe D. L., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Pas hetimeve të kryera, i riu i cili u largua nga vendi i ngjarjes, me automjetin e të dëmtuarve, e ka bërë veprimin pas konfliktit për motive të dobëta.
Autori së bashku me babain e tij janë konfliktuar fizikisht me shtetasit E. Sh., 26 vjeç, D. L., 30 vjeç dhe me një 15-vjeçar. Automjeti i shtetasit u gjet nga Policia, i braktisur në fshtin Visokë të Mallakastërs.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja”.tch


























