Një 15-vjeçar ka humbur jetën në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë të Matit, pasi është rrëzuar nga një vend i thepisur.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi policisë:
Mat/informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë, shtetasi G. K.,15 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel

























