Një i mitur 8-vjeçar është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Fang të Mirditës, teksa po ecte në rrugë.

Shtetasi P.Gj. duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar të miturin, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se i mituri ishte i shoqëruar nga e ëma dhe dy motrat në momentin që është aksidentuar. 8-vjeçari është shkëputur nga nëna e tij, për të hipur në furgonin me të cilin shkonte në shkollë dhe në atë moment është përplasur nga makina.

Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Top Channel