Një 30-vjeçare e denoncuar që me 25 korrik 2022 si e zhdukur, është gjetur ditën e sotme nga policia e Durrësit.

Policia bën me dije se 30-vjeçarja Ersida Dyrmishi  është rrëmbyer nga 32-vjeçari Marjus Musaku banues në Lushnjë, I cili e ka marrë me forcë të renë, të cilën e ka mbajtur disa ditë në hotel.

Ai e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj. Forvat policore e zbuluan ngjarjen me ndihmën e dy shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët bënë kallëzim.

Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.tch