Ka rënë në prangat e policisë së Vlorës një 36-vjeçar i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në pranga ka rënë shtetasi Mitri Prifti, 36 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin Edison Begaj 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur.
Kujtpjmë që Begajt iu bë atentat para shtëpisë, ku një persoon i maskuar e qëlloi me armë në sy të fëmijëve të cilët ndodheshin në makinë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për 36-vjeçarin e shpallur në kërkim, për tentativën e vrasjes së shtetasit E. B, të ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë.
Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. P, 36 vjeç, banues në Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur.
– – – – – –
Vihen në pranga dhe 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. V, 57 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi me datë 29.09.2021, në vendin e quajtur “Bypass”, Himarë, është kapur në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij një emigrant të paligjshëm.
Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 28 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automejtin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

























