Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit ish kryeministri japonez Abe i cili u vra gjatë një fjalimi më 08/07/2022.
Pas homazheve në tempullin Zojoji të Tokios, të organizuar nga e veja e Abe, Akie Abe makina me trupin e të ndjerit shkoi drejt një sallë funerali për të djegur trupin.
Ndërsa makinat kalojnë pranë, turma qindra persona, duartrokasin dhe bëjnë foto. Shumë dolën për të nderuar ish-kryeministrin, një figurë popullore, por e diskutueshme.
Vajtuesit ishin të pranishëm gjithashtu në rrugët jashtë tempullit, duke sjellë lule, shënime dhe çaj jeshil – simbole të ndihmës në jetën e përtejme, për t’i bërë nderimet e tyre Abe.
Pjesëmarrja në funeral ishte e kufizuar për anëtarët e familjes dhe njerëzit që ishin të afërt me ish-kryeministrin, njoftoi transmetuesi publik japonez NHK.oranews