Futbollisti i Kopenhagenit, Santos Mishel, e ka pësuar pas përplasjes që pati me policët në stadiumin e Sëlltikut, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës.

Sulmuesi uruguaian, është dënuar nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s me 3 ndeshje pezullim nga çdo aktivitet Europian për klube. Takimi i vlefshëm për raundin e 1/16 të Ligës së Europës, përfundoi me rezultatin 1-3 për danezët, teksa Kopenhagen u kualifikuar për në raundin pasadhës.

Ishte pikërisht Mishel, ai që shënoi golin e parë të takimit, por festa nuk shkoi ashtu siç duhet, pasi 27-vjeçari, u pengua nga policët për të festuar me tifozët danezë që kishin udhëtuar drejt Skocisë. Ky fakt e acaroi tej mase futbollistin, i cili pati një kontakt fizik me policët e pranishëm në atë sektor. Ndërkohë së fundmi Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s bëri publik edhe dënimin.

PANORAMASPORT.AL