UASHINGTON, 12 qershor /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të zvogëlojnë praninë e trupave të tyre nga Iraku dhe do të përmirësojnë statusin e forcave të qeverisë së Irakut, deklaroi Departamenti amerikan i Shtetit.

Tërheqja do të bëhet në muajt e ardhshëm.

SHBA thekson se ‘’as kërkon dhe as ka ndërmend të kërkojnë baza të përhershme ose një prani të përhershme në Irak”.

‘’Qeveria e Irakut është e angazhuar të mbrojë personelin e koalicionit ndërkombëtar dhe strukturat irakiane në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshje specifike për praninë e tyre bazuar në mënyrën se si do të vendosin të dy vendet”, deklaroi kryeministri Mustafa Al-Kadhimi.

ATSH