Ujëvara e Sotirës e pozicionuar pranë fshatit me të njëjtin emër në Gramsh mbetet një nga bukuritë e rralla që ofron natyra shqiptare. Me një pamje fantastike kjo zonë, sidomos në pranverë afron dhjetëra turistë sidomos fundjavave.

Infrastruktura e vështirë mbetet pengesa më e madhe për zhvillimin e këtyre zonave të cilat janë të destinuara vetëm për fatlumët e fuoristradave. Në këtë periudhë, sidomos ujëvara, vizitohet shumë nga të huajt.

Meqenëse tashmë lëvizjet janë të kufizuara sa të mundin e shfrytëzojnë vendasit Sinkron Destinacionet turistike të Gramshit janë pafund. Por tek të gjitha problem mbetet i infrastruktura.

E ndërsa natyra nuk ka kursyer asgjë nga bukuritë e saj, banorët e zonës janë ende mbrapa me krijimin e infrastrukturës pritëse sidomos bujtinave.

Elbasaninews.tv