ATSH-DPA/- Ukraina do t’ia dorëzojë Britanisë së Madhe detyrën e organizimit të Eurovizionit vitin e ardhshëm, pavarësisht se doli fituesja e eventin e këtij viti, për shkak të rreziqeve të vazhdueshme të shkaktuara nga lufta atje, njoftoi sot Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU).

Britania e Madhe doli e dyta në konkursin e këtij viti, kështu që EBU evropiane ka nisur bisedimet me BBC.

“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës që BBC ka pranuar të organizojë Festivalin e Këngës së Eurovizionit në Britaninë e Madhenë në vitin 2023”, tha Martin Österdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i “Eurovision Song Contest”, në një deklaratë të botuar nga EBU.

“Nuk dihet ende se në cilin qytet do të organizohet ngjarja, por disa, duke përfshirë Glasgow dhe Mançester, kanë shprehur interesin”, sipas BBC. Leeds, Liverpool, Newcastle, Birmingham, Aberdeen, Londra, Brighton, Belfast dhe Cardiff gjithashtu mund të jenë në garë.

Grupi ukrainas “Kalush Orchestra” fitoi konkursin vitin e kaluar, e ndjekur nga Sam Ryder i cili doli i dyti, duke përfaqësuar Britaninë e Madhe.