ATSH-AA/- Oleg Ustenko, këshilltari ekonomik i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi sot se për shkak të luftës me Rusinë vendi ka pësuar një humbje prej 100 miliardë dollarësh.

Në një deklaratë, Ustenko theksoi se 50 për qind e bizneseve të Ukrainës nuk funksionojnë më për shkak të luftës.

Ai tha se pjesa tjetër e bizneseve vazhdojnë aktivitetet e tyre me vështirësi.

“Humbjet tona kanë arritur vlerën e 100 miliardë dollarëve për shkak të sulmit të Rusisë ndaj vendit tonë. Kjo është gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit”, tha Ustenko.

Sipas tij, asetet e Rusisë të ngrira në bankat e huaja, përfshirë rezervat e Bankës Qendrore të Rusisë duhet t’i jepen Ukrainës për rindërtimin e vendit./ /a.i/