Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) po merr pjesë në konferencën e Komitetit të Energjive të Qëndrueshme, organizuar nga UNECE, në Gjenevë, Zvicër.
Në sesionin e 32-të të komitetit u diskutua mbi projektin “Transformimi i minierave të qymyrit të mbyllura në përdorimin e energjisë së pastër”, i cili do të implementohet gjatë muajit shtator 2023, me objektiv ndryshimin e sfondit të energjisë drejt sigurisë energjetike, si një prioritet zëvendësimin e lëndëve djegëse fosile me burime të pastra të energjisë.
Drejtori i AKBN-së, Adrian Bylyku, në këtë sesion paraqiti situatën minerare në vend.
Bylykbashi paraqiti disa nga problematikat e materialeve kritike në vendin tonë, duke paraqitur politikat dhe ndikimet për zvogëlimin e riskut në zinxhirin e lëvizjes dhe stokimit të tyre.
Po ashtu u ndal në situatën e minierave të braktisura të qymyrit, sfidat me të cilat ballafaqohet industria e qymyrit si dhe rivënia në punë e ish minierave të qymyrgurit.
Kreu i AKBN-së, po ashtu prezantoi politikat e zhvillimit të energjisë së pastër në zonat e braktisura të minierave të qymyrit, si dhe mbështetjen e ngushtë me Divizionin e Energjisë së Qëndrueshme të UNECE, në dy projekte, në kuadër të programit të rregullt të bashkëpunimit teknik të UNECE.atsh


























