Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë në Fakulteti i Shkencave Humane organizon sesionin shkencor “Astrit Bishqemi: Njeriu, Shkrimtari, Studiuesi”, një aktivitet kushtuar figurës dhe krijimtarisë së shkrimtarit dhe studiuesit të njohur Astrit Bishqemi.

Sesioni do të zhvillohet më 6 mars 2026, në orën 10:00, në Bibliotekën Qendrore, Sallën 003 të Universitetit të Elbasanit. Ky aktivitet ka për qëllim të vlerësojë kontributin e Bishqemit në letërsinë dhe studimet shqiptare, duke sjellë në fokus jetën, veprën dhe ndikimin e tij në kulturën kombëtare.

Në këtë moment të veçantë, pjesëmarrës do të jetë edhe Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, duke nderuar figurën e shkrimtarit dhe duke kontribuar në promovimin e trashëgimisë letrare dhe studimore në qytet.

Studentë, akademikë dhe dashamirës të letërsisë janë të ftuar të marrin pjesë në këtë sesion, që premton reflektime, diskutime dhe homazhe për një nga figurat më të spikatura të letërsisë shqiptare.

Edlira Xherri