Kjo urë është ndërtuar rreth vitit 1600. Ajo ndodhet rreth 5 km larg qytetit të Librazhdit, dhe është e ndërtuar mbi pesë qemere të realizuar me gurë ngjyre gri të marrë nga mali i Murrashit. Por banorët e vjetër të zonës shprehen se kjo urë është edhe më e vjetër dhe se në themelet e saj mbartet një legjendë sakrifice, e ngjashme me atë të kalasë së Rozafës.
Megjithatë, ura vazhdon të qëndrojë aty e fortë gjatë shekujve, megjithëse goditet fort nga rrjedhat e lumit Shkumbin. Ura ka shpesh vizitorë që vijnë për ta parë, sidomos turistët e huaj nuk humbasin kurrë rastin për ta vizituar. /j.p/



























