Ky projekt infrastrukturor, që nis nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, është një investim i rëndësishëm për të ofruar një hyrje dinjitoze për qytetin e Shkodrës dhe rajonin e veriut.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga kantieri i punës, duke theksuar progresin e shpejtë të realizimit të këtij projekti, që përfshin zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e këmbëve të urës.

“Kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, ku krahas zgjerimit të rrugës puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut, një investim i rëndësishëm infrastrukturor i qeverisë që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze”, u shpreh kryeministri Rama.

Ky projekt pritet të përmirësojë kushtet e trafikut dhe sigurinë për qytetarët, duke rritur lidhjet me pjesët e tjera të vendit.

/r.e/