Sydney Thomas ka shumëfishuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale pas paraqitjes së fundjavës në ndeshjen e famshme të boksit ku 27 vjeçari Paul, mundi legjendën Mike Tyson, tashmë 58 vjeçar.
Fansat kishin pritur me padurim përballjen moderne të ish-kampionit të njohur si Iron Mike, ndaj komentuesit të YouTube, të kthyer në boksier, Paul.

Pas humbjes Tyson tha: “Ishte një situatë e tipit ku megjithëse humbet, përsëri fiton, nuk pengohem që u ngjita përsëri në ring”.

Por megjithse sytë supozohet se ishin te boksierët spektatorët kishin vënë re dhe një nga vajzat e ringut, Sydney Thomas, numri ndjekësve të së cilës në rrjetin Instagram u bë nga 236 000 në më shumë se 555 000.

“Kisha mundësinë të isha në ring me Mike Tyson e Jake Paul që nuk e kisha imagjinuar kurrë”, raportohet se tha Thomas pas duelit.

Tifozët e saj tashmë parashikojnë karrierë suksesi për të renë, teksa një prej tyre shkruante: “Tani e di të paktën kush do të jetë e famshmja e radhës”.

Një tjetër gjithashtu mbështeste idenë e suksesit të Thomas: “Tani do të bëhesh shumë e pasur, shijoje rrugëtimin.”

FOTO GALERI
1/3

Por megjithse sytë supozohet se ishin te boksierët spektatorët kishin vënë re dhe një nga vajzat e ringut, Sydney Thomas

Top Channel