Rusia ka nisur një valë sulmesh me raketa në shumë prej qyteteve më të mëdha të Ukrainës, duke vrarë një nënë dhe një fëmijë të vogël në qytetin port të Dnipro, dhe tre persona në një ndërtesë apartamentesh të larta në qytetin qendror të Umanit.
Alarmet e sulmeve ajrore ishin aktive në të gjithë vendin në orët e para të mëngjesit të së premtes, ndërsa shpërthime u dëgjuan në Kiev dhe Mykolaiv jugor, raporton BBC.
Sulmi erdhi më pak se 24 orë pasi katër raketa lundrimi, të lëshuara nga deti, goditën ndërtesat civile në qytet, duke i dhënë fund papritur gati katër muajsh qetësisë relative atje.
Një grua dhe një fëmijë tre vjeç u vranë në qytetin e Dnipro dhe tre persona humbën jetën në Uman pasi raketat goditën ndërtesat e banimit.
Zyrtarët kanë bërë me dije se në Kiev, 11 raketa dhe dy dronë sulmues u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore.
Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se ky ishte sulmi i parë raketor rus në kryeqytet në 51 ditë, ndërsa nuk ka patur raportime të menjëhershme për viktima civile atje.
/rtsh.al/



























