/ATSH – I. Vata/ Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat bën të ditur se vazhdon beteja me flakët që prej ditësh kanë rënë në Malin e Tomorrit.
“Vazhdojnë përpjekjet e panumërta për të izoluar zjarrin në Malin e Tomorit. Ndërhyrja nga ajri ka dhënë frytet e saj duke bërë të mundur që të ndërhyjmë me forca tokësore për të izoluar zjarrin në pjesën veriore të vatrës, kjo do të reduktonte ndjeshëm përhapjen e tij në zonë. Era e fortë dhe terreni tepër i thyer malor nuk na favorizon aspak, por ne nuk do të ndalemi”, thuhet në njoftimin e Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat.


























