ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga vijimi i planit kombëtar të pastrimit në Dibër, Durrës, Gjirokastër, Mat, Bulqizë, Burrel, Sarandë, Shkodër, Maliq dhe Kukës.

Rama theksoi se plani i pastrimit kombëtar, nuk është një aksion, por një operacion sistematik, i gjatë e i durueshëm.

Kryeministri Rama falënderoi ata që po i bashkohen çdo ditë e më shumë të pastruarit të hapësirave.

“Vazhdojmë pa u ndalur me planin e pastrimit kombëtar, sepse nuk është një aksion, por një operacion sistematik, i gjatë e i durueshëm, të cilit do t’i shkojmë deri në fund”, u shpreh Rama.

“Faleminderit atyre që po i bashkohen çdo ditë e më shumë të pastruarit të hapësirave që ishin kthyer në vendndodhje të turpshme mbetjesh, por edhe rrugët që shkelim përditë e ku duket sikur syri është mësuar me pisllëkun”, theksoi Rama.