ATSH-AFP/ – George Cohen, mbrojtësi i djathtë i skuadrës fituese të Kupës së Botës të Anglisë në vitin 1966, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, njoftoi sot ish-klubi i tij ”Fulham”.
“Të gjithë në klub janë thellësisht të pikëlluar kur mësuan për vdekjen e një prej lojtarëve tanë më të mëdhenj, George Cohen”, shkroi klubi londinez në homazhe në faqen e tij të internetit.
Mbrojtësi (37 ndeshje me kombëtaren) kishte luajtur të gjitha ndeshjet e eposit fitimtar të Tre Luanëve që kanë fituar titullin e vetëm botëror.
Cohen e kaloi të gjithë karrierën e tij te ”Fulham” duke luajtur 459 ndeshje për Cottagers nga viti 1956 deri në 1969 para se një dëmtim në gju t’i jepte fund karrierës së tij në moshën 29-vjeçare.
Një statujë e tij u zbulua jashtë stadiumit ”Craven Cottage”, në tetor 2016.
Pas vdekjes së Cohen, vetëm Geoff Hurst, 81, i cili shënoi tre gola në finalen e 1966, dhe Bobby Charlton, 85, janë ende gjallë në formacionin fillestar të Anglisë që fituan Kupën e Botës./ a.jor.


























