Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj foli për mutacionin e ri të koronavirusit që është përhapur në Britaninë e Madhe.
Në emisionin “Real Story”, Brataj tha se pozitiv është virulence, pasi shanset për tu përhapur është shumë e ngadaltë.
“Britania ishte ajo që e pësoi më shumë e ndryshoi rrugën nga goditja që mori. Anglia është nga vendet që bën më shumë sekuencim të virusit, që jep një mundësi më të madhe studimi. Kjo është një avantazh i Anglisë. Pozitiv ngelet fakti që nuk rritet virulenca, sëmundshmëria, që ndryshimet janë të ngadalshme, në krahasim me viruset e tjera. Kjo krijon shumë avantazhe dhe njëfarë qetësie. Cdo shtet merr masat e veta. Duke parë që ky variant u zbulua në disa vende, do të thotë që numrat janë më të mëdha. Ky mutacion mendohet se është nga shtatori, nuk është sot. Përhapja e infeksionit në këtë masë normal që është shqetësuese, aq më tepër kur i shtohet edhe ky mutacion”, tha Brataj.



























