Një i dënuar me burgim të përjetshëm është vetëvarur në Qendrën Spitalore të Burgjeve rreth orës 05:20, të ditës së sotme.
86-vjeçari Njazi Raki Ceka, e kishte marrë këtë masë për kryerjen e veprës penale “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje”.
Ngjarjen e bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ku mësohet se vdekja e 86-vjeçarit ka qenë si pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij.
Ai ishte shtruar në spital 11 ditë më parë, më datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur nga IEVPF Durrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore. Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.
Pas konstatimit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.
Prokuroria dhe policia janë duke kryer hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të Cekës. Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.tch


























