Nga Edlira XHERRI ...  Në Elbasan vijojnë aktiviteteve me qëllim ndërgjegjësimin e individëve për të pasur dijet, vlerat, aftësitë dhe qëndrimet e nevojshme, për të rritur mundësitë e punësimit, të cilat mbeshteten nga programi GIZ nën kornizën e “Fit4green”.

Në hollin e teatrit Skampa nxënësit e e Shkollës Profesionale Ali Myftiu nga të gjitha klasat dhe drejtimet, prezantuan punimet e tyre në panairin Aftësi të Gjelbra. Alda Kondakçiu, Drejtore Ekzekutive e kësaj organizate, tregon për Televizionin “Skampa” qëllimin e këtij panairi.

Panairi përmbante shumë punime nga nxënësit, të cilët prej kohësh u angazhuan të sjellnin produkte te punuar me materiale që kishin humbur funksionin primar.

Vetë nxënësit e shkollës profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan tregojnë për Televizionin “Skampa” me çfarë janë pëfaqësuar ne ketë panair dhe sa rëndesi kanë për ta këto punime.

Panairin e vizituan pjestarë nga stafi i Bashkisë Elbasan, Drejtoria Rajonale Punësimit Elbasan, si dhe nxënës nga shkolla të ndryshme të qytetit.

Ndër të tjera në panair u dha mesazhi se riciklimi është i rëndësishëm si për mjedisin natyror ashtu dhe për njeriun.