Namik Selmani konsiderohert si poeti i etnisë shqiptare, kjo sepse ai shquhet për ndjenjat e fuqishme dhe shpirtin shpërthyes. Poeti ka promovuar ne bibliotekën Publike “Qemal Baholli” në Elbasan librin “Kujtesa e Blertë”.
Ky vëllim publikohet në nderim të Martirit të Demokracisë dhe Nderit të Kombit, Bilal Xhaferri. Teksa tregon rëndesine e librit dhe mesazhet që përcjell, Z.Selmani tregon pse zgjodhi te shkruaj librin për Bilal Xhaferrin.
Në këtë promovim merrnin pjese miq, të afërm, por edhe dashamirës të librit. Disa prej tyre gjatë fjalës përshëndetëse, vlerësojne penën e poetit Selmani dhe urojnë për librin kushtuar Bilal Xhaferrit.
Poeti Namik Selmani vendosi ta promovojë librin e tij ne Elbasan, pasi ka një lidhje te veçantë me këtë qytet, nderkohë që këtu ka mbaruar edhe gjimnazin në ish Normalen e Elbasanit.
Edlira Xherri



























