Fëmijët janë lezeti i Ditës së Veres në Elbasan, ashtu siç e do tradita festimet nisin me ta dhe vijojnë dëri në kulmimin në 14 Mars.

Prej një jave, vogëlushët e kopshteve në Elbasan kanë dhuruar emocione dhe spektakël të përgatitur nga drejtueset e kopshteve. Parkun Rinia në Elbasan, në prag të Ditës së Veres gumëzhin nga zërat e vogëlusheve. Festimeve nuk u ka munguaar as kryetari i Bashkisë, i cili ka përshëndetur fëmijët.

 

Sakaq, Drejtoresha e Kopshtit nr.10 në Elbasan, Mimoza Meçollari, shprehet mbi organizimin dhe rëndesine që u jepet fëmijeve për ditë vere dhe jo vetëm, pasi Bashkia e Elbasanit fëmijët dhe të rinjtë i ka në prioritetet e veta.

 

Elbasani, si gjithmonë edhe kësaj here, do të jetë kryeqendra e festimeve të Ditës së Verës, teksa kulmi do të arrijë më 14 Mars.

Edlira XHERRI