Lindja i nisi gjatë transmetimit live, ndërsa gazetarja ka qëndruar sërish në krye të detyrës së saj plotësisht e qetë, këto momente bënë xhiron e rrjetit.
Spikerja e lajmeve në Shtetet e bashkuara të Amerikës (CBS6 Albany), Olivia Jaquith, vazhdoi të prezantonte lajmet direkte për tre orë, edhe pasi i kishin plasur ujërat pak minuta para fillimit të emisionit.
Ajo ka nisur të ndjejë kontraksione, e më pas ka kuptuar se tashmë lindja e bebit të saj ishte shumë afër
Por pavarësisht kësaj ajo zgjodhi të qëndronte në studio dhe të vazhdonte transmetimin informativ, duke informuar audiencën për lajmet e ditës dhe njëkohësisht, për situatën e saj personale.
“Jam mirë dhe do të qëndroj në tavolinë sa të mundem, por nëse papritur largohem… e dini se çfarë po ndodh”, u shpreh Olivia me qetësi dhe batuta.
Jaquith tha për gazetën Times-Union se kishte pasur mundësinë të shkonte menjëherë në spital, por vendosi të qëndronte në punë.
“Qëndrova në punë që të kisha përkrah gjithë ekipin që bënte humor më ndihmoi të përballoja më lehtë kontraksionet.”
Pas përfundimit të edicionit të mëngjesit, Olivia u largua për në spital bashkë me bashkëshortin. Ajo solli në jetë pas 24 orësh djalin e saj, që vendosi ta quante, Quincy.
Top Channel