Elbasani në Ditët Europiane të Trashëgimisë Kulturore: Një udhëtim mes historisë dhe arkitekturës
Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore, me temën “Trashëgimia dhe Arkitektura: Dritaret drejt të Kaluarës, Portat drejt të Ardhmes”, qytetarët dhe vizitorët ftohen të zbulojnë vlerat arkitekturore dhe historike që e bëjnë Elbasanin një qytet të veçantë.
Çdo derë, fasadë, dritare dhe detaj i ruajtur me kujdes brez pas brezi, është dëshmi e shpirtit dhe historisë së qytetit. Elementët unikë arkitektonikë mbajnë gjallë identitetin kulturor të Elbasanit dhe lidhin të shkuarën me të tashmen në çdo rrugicë dhe ndërtesë.
Gledian Llatja, kryetar i Bashkisë Elbasan, thekson se “Ruajtja e trashëgimisë kulturore është një detyrë e përbashkët. Çdo detaj i arkitekturës sonë tregon historinë e qytetit dhe kontribuon në forcimin e identitetit tonë kulturor.”
Ky event ofron një mundësi të veçantë për të eksploruar dhe kuptuar më mirë rëndësinë e trashëgimisë arkitekturore të Elbasanit dhe për të vlerësuar pasuritë që ruhen brez pas brezi.
Edlira Xherri