Nga: EDLIRA XHERRI …    Bashkia e Elbasanit nëpërmjet Agjensisë së Shërbimeve Publike është duke marrë masat e nevojshme për të përballuar sezonin e shirave dhe evituar sa më shumë dëmet që mund të sjellë moti i keq.

Aktualisht, në njësinë administrative Papër është duke u ndërhyrë për ndërtimin e dy pritave lumore. Sipas drejtorit të Agjensisë së Shërbimeve Publike në Elbasan, Edvin Palloshi, ky është hapi i parë, pasi nw vijim parashikojet ndwrtimi i shtatë pritave të tjera, për të minimizuar në maksimumin dëmet që mund të shkaktojnw prurjet e lumit.

 

Bashkia e Elbasanit ka në vëmendje të gjitha zonat që mund të rrezikohen nga përmbytjet e mundshme për shkak të shirave të vjeshtës, ku edhe ka ndërhyrë në ndërtimin e pritave. Kujtojmë se më herët prita lumore janë ndërtuat në Shushicë, Muriqan, Papër etj.