Partia Socialiste do të “ndezë motorët për zgjedhjet vendore. Kryeministri Edi Rama me anë të një video-mesazhi në rrjetin social Facebook deklaroi se për Partinë Socialiste nis një javë e re dialogu me bashkitë dhe komunitetet në të gjithë Shqipërinë për qeverisjen vendore.

Mirëmëngjes, një ditë e re, një javë e re në zyrën e PS për të nisur edhe një rrugë të re drejt një fitoreje të re, atë të zgjedhjeve vendore, me dialogun me komunitetet në gjithë Shqipërinë, për qeverisjen vendore dhe sfidat e përbashkëta”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë është ndalur dhe te kriza energjetike, ku ka uruar që të bjerë sa më shumë shi në vendin tonë në mënyrë që Shqipëria të mund të luftojë me inflacionin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Paçi një javë të mbarë dhe me sa më shumë shi mundësisht. Shiu s’duhet të na harrojë sepse na duhet për të luftuar me inflacionin e luftës së Putinit që nuk e kemi sjellë ne, por që duhet të bëjmë çmos që ta lehtësojmë sa më shumë për të gjithë ju”, tha Rama.

/rtsh.al/