INFORMOHEN SPECIALISTËT E FUSHËS

 

Ndryshimet klimatike në nivel botëror dhe lokal kanë prodhuar një realitet të ri edhe për shqipërinë. Sfida globale është sot pikërisht përshtatja e bujqësisë me këto ndryshime, duke qenë se bujqësia është edhe sektori që është ndikuar më shumë negativisht nga këto ndryshime. Për këtë qëllim u mbajt në qytetin e korcës dhe lushnjes edhe trajnimi me specialistët e bujqësisë që janë pjesë agjensisë rajonale të ekstensionit bujqësor korcë, që përfshin pesë bashki.

 

Trajnimi u fokusua në dy drejtime: në prezantimin e ndryshimeve klimatike që ndodhin në nivle global dhe rajonal, si dhe në impaktin e këtyre ndryshimeve në bujqësi si dhe masave që duhen marrë për tiu përshtatur këtyre ndryshimeve.

 

 

 

Edhe në agjensisë rajonale të Lushnjes, rreth 40 agronomë morën pjesë në trajnimin për cështjuet e klimës. Profesori i ceshtjeve te klimes Besim Islami foli per fenomenin e ndryshimeve te klimës në novel global dhe sa e prekin rajonin tonmë këto ndryshime, si dhe kontribuesit më të mëdhenj në këtë fenomen.

 

Specialistët e bujqësisë kërkuan më shumë mbështetje nga institucionet e kërkimit shkencor, në mënyrë që të jenë në gjendje tu vijnë në ndihmë fermerëve me konsulencën shkencore, gjithashtu ata kërkuan që studimet për cështjet e klimës të mos mbeten vetëm studime në letër, por të shoqërohen me prodhimin e farërave dhe fidanëve që janë të përshtatshëm në kushtet e zonave të caktuara klimatike.

Ata kërkuan nga fermerët që të jenë më bashkëpunues dhe tu drejtohen atyre për të kërkuar konsulence e të mos veprojnë vetëm mbi pervojën që kanë fituar vetë në punë, kur duhet të marrin vendime për investimet në ferma apo në luftën kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve bujqësore.

Agonomet gjithashtu pohuan se janë të mbingarkuar me procedura administrative me subvencionet në bujqësi, që nuk lidhem me profesionmin e tyre dhe kjo bën që të mos jenë shumë të përkushtuar në konsulencën e fermerëve. Në fund ata ngritën nevojën e madhe të financimit të kërkimit shkenbcor në këtë fushë, pasi gjithë reagimi i njeriut ndaj natyrës në fushën e bujqësisë dhuhet të bazohet në të dhëna shkencore.

Projekti “Përshtatja e bujqësisë, si sfidë përballë ndryshimeve të klimës”, zhvillohet në kuadër të Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, i zbatuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development, VIS Albania, COSV – Cooperazione per lo Sviluppo, CISP Sviluppo dei Popoli.